giovedì 19 maggio 2011

Arberia al Festival Aulona di Valona


Dopo la bellissima esperienza al festival Aulona di Vlora (Valona) vi proponiamo un interessante articolo, in lingua originale, della giornalista Anila Peçi pubblicato su Shekulli del 17 maggio 2011.
Në Vlorë këtë fundjavë ka numër rekord të huajsh. Një pjesë e mirë e tyre festivalistë të Aulona Internacional Festival Folk, e mes tyre menjëherë njeh arbëreshët. "Vërtet jemi të ardhur, por aspak të huaj", të thotë një nga djemtë e grupit. E folura e tij në dialektin arbëror përzihet me ndonjë fjalë italisht, ndërsa dy gratë më të mëdha të grupit, shumë simpatike në prezencë, të afrohen me buzëqeshje. "Morëm shumë duartrokitje sot, pasi vijmë nga larg, por jemi një", thotë njëra prej tyre. Maria Antonieta Rimolin, zv.presidente dhe drejtoreshë artistike e grupit arbëresh e takojmë pas performimit të grupit në skenën e vendosur para Pallatit të Sportit, në Skelë. Ajo është shumë e emocionuar dhe këmbëngul që intervistën ta japë në gjuhën shqipe. "E kemi ruajtur prej 500 vjetësh gjuhën dhe elementet folklorike, pasi ne kemi identitetin tonë të kulturës, gjuhës, fesë. Në Italinë që i bëri qytetarë të saj, vashës i thuhet "kujto, kujto se është një det që na ndan dhe na lidh. Na mban të bashkuar dhe afër, është deti Jon dhe mbrapa këtij deti është një dhe i perëndisë, ku lulëzon hënëza dhe lulëzon nerënxa. Ndaj kujto bija ime prindërit tanë. Mos e harro gjuhën, se është gjuha jonë. Dhe mbaj mend i thonë vajzës, se ne tani s'kemi vetëm një Atdhe, kemi dy Atdhe. Një është Italia që na mbajti dhe tjetri është Arbëria, Shqipëria. Dhe vajza i dha fjalën së ëmës, besën, se unë s'do harroj më. Dhe kështu ka vajtur përpara. Unë mbaj mend se ne prindërit tanë, nëna, e përcillnin jo të shkruar. Me të kënduar, pasi tha njëherë një burrë në Itali. "Vemi duke kënduar shtëpi më shtëpi, pasi vetëm duke kënduar mbahet mend gjuha jonë, pasi s'mund të harrohet gjuha jonë dhe dheun nga erdhëm". Tashmë në ansambël janë vajza të reja, djem të rinj. Grupi gjithmonë ka ekzistuar, psh unë dhe shoqja ime pranë, ishim këtu që kur ishim 14-15 vjeçare. Me kalimin e kohëve, hynë dhe të tjerë e tashmë ka disa veteranë, siç jemi ne e të tjerë të rinj, një qarkullim i vazhdueshëm, ndërsa ështe regjistruar në Itali në 2006-n".Teksa flet për ruajtjen e gjuhës, një tjetër pjesëtare e grupit afrohet dhe pohon se edhe linguistë shqiptarë i janë drejtuar tokës së tyre, për të gjetur fjalë të vjetra të gjuhës sonë. "Erdhën në katundin tonë dhe morën fjalët që nuk ishin më këtu. Se gjuha jonë është më e vjetër, qëndroi edhe me përhapjen e italishtes, ndërsa gjuha juaj evoloi, jona ka mbetur më antike dhe për këtë erdhën linguistë nga Tirana për të rikërkuar fjalë dhe terma që ndoshta ekzistonin vetëm tek ne". "Një nga grupi ynë do të bashkohet një ditë më pas me ne, pasi martohet këtu me një vajzë nga Tirana", - tregon një nga arbëreshët e ardhur në Vlorë. E shikon pra që lidhjet i mbajmë të gjalla? Do të jemi për këto tre ditë këtu dhe ndiejmë gëzim dhe emocion. Edhe kur takohemi dhe flasim, e tregojmë këtë. Jemi vërtet të gëzuar". Dhe kjo kuptohej lehtë. Çdo gjest, çdo shtrëngim duarsh, çdo fjalë dukej se shkëmbehej mes të njohurish të vjetër. Një miqësi që e lidh gjaku...
Ka qenë tepër e veçantë atmosfera e sezonit turistik në Vlorë. Një axhendë e ngjeshur aktivitetesh ka përshkruar këto ditë të fundit të javës në qytetin bregdetar. Ndërsa epiqendra u shënuar dje përgjatë rrugës kryesore, për tu përqëndruar më pas në sheshin e skelës me xhirrot motorrike e ritmet rock, parashutistët kanë shoqëruar thuajse gjithë orët e pasdites dhe ditës së sotme me fluturimet e tyre.
Gjithçka nisi nga sheshi I Flamurit, ku dhjetra ngjyra kostumesh, u bashkuan në Sheshin e Flamurit. Afrimi i përvjetorit të 100-të të Pavarësisë, duket se tërhoqi vëmendjen e festivalistëve të Aulona Festival Internacional Folk, përfaqësues të grupeve folklorike të huaja, në Kosovë e Shqipëri, kanë nderuar me një homazh varrin e Ismail Qemalit, e më pas kanë ngritur flamujt e shteteve të tyre nën himnet kombëtare të secilit.
Ritmet popullore shqiptare kanë ftuar më pas të gjithë festivalistët të kapur përdore, duke kërcyer në sheshin e Flamurit. Gjithçka është kthyer në një festë të vërtetë, për tu zhvendosur më pas në ambjentet e plazhit, ku u bë edhe çelja zyrtare e sezonit turistik të këtij viti. Kryebashkiaku i Vlorës ka patur këtë herë në krah veç deputetëve Isaraj dhe Deda, edhe kryekomunarin e Klinës (Kosovë), si dhe konsullin italian në Vlorë, Sergio Strozzi, e kreun e dhomës së tregëtisë.
Nën një veshje sportive, Gjika ka kursyer fjalimet e gjata, duke thënë se do të vijojë të kontribuojë në mënyrë të dukshme në këto zhvillime, ndërsa ka uruar për një sezon të mbarë. Grupet festivaliste kanë vijuar të jehojnë edhe në skenën e vendosur tek moli, në zonën e plazhit, ndërsa shumë qytetarë sot kanë zgjedhur të frekuentojnë pikërisht zonën e Ujit të Ftohtë, ku edhe kanë vijuar aktivitetet sportive, kulturore. Dita e dielltë ka favorizuar plazhistët, të cilët këtë të shtunë kishin mbushur plazhin publik, një zonë kjo që sot ka përjetuar një ditë të vërtetë festive.

mercoledì 23 settembre 2009

Arberia partecipa al festival Di Arxhirocastro (Albania)


Il gruppo Folk Arberia di Frascineto parteciperà al prestigioso Festival di Argirocastro (Albania) dal 25 al 27 Settembre. Dopo il grande successo riscosso in Kosovo, per l'Associazione Culturale Arberia un ennesimo e importante evento che premia senza dubbio la tenacia e la bravura degli arbereshe del Pollino. Giunti al loro terzo anno di attività, la compagine folclorica presieduta da Carlo Pellicano e diretta magistralmente dalla veterana Maria Antonietta Rimoli, risulta essere tra le migliori espressioni artistiche presenti nell’Arbëria cosentina. Antiche rapsodie, percorsi storici raccontati con la musica e la lingua arbëreshe, tramandata oralmente per più di 500 anni, scandiscono i tempi di un interessante spettacolo il quale, oltre ad intrattenere, mira a comunicare una identità storico-linguistica sempre viva nei cuori degli italo-albanesi.Buon Viaggio Arberia e in bocca al lupo!!!!

giovedì 17 settembre 2009

Arberia ne Kosove.


Il Gruppo Folk Arberia di Frascineto ha partecipato dal 4 al 7 Settembre al meeteng “I Giorni della Cultura” tenutosi a Mitrovica in Kosovo. Gli arbëreshë del Pollino, dopo essere stati accolti ufficialmente dagli organizzatori dell’evento presso l’aeroporto “Prishtina International”, hanno partecipato alla cena di benvenuto presso l’hotel “Uri Gurit – Ponte di Pietra”. Il mattino seguente, l’organizzazione capitanata da Don Pashk Dani della Parrocchia di Santa Croce, ha accompagnato il gruppo di Frascineto presso il Parco della Memoria dedicato ai martiri della guerra. Nel pomeriggio, un lungo corteo in partenza dalla Chiesa di Santa Croce di Mitrovica, composto dal gruppo Arberia con a seguito il gruppo folk locale, ha attraversato la città kosovara con canti e danze della tradizione arbereshe e shqipetare del Kosovo, sostando al centro della “Peace Square” dove i rappresentanti delle due compagini folcloriche hanno liberato nel cielo due bianche colombe in segno di pace e fratellanza. Ad attendere il gruppo folk di Frascineto presso il “Teatri Kombtare” il sindaco di Mitovica, il quale ha voluto dare ufficialmente il benvenuto esprimendo stima e ammirazione per il grande entusiasmo che gli arbereshe riescono a trasmettere a tutto il popolo kosovaro. Dopo i saluti istituzionali e un’interessante premessa di alto profilo accademico del prof. Anton Berisha dell’Università della Calabria, il quale ha introdotto non solo aspetti storici della identità albanofona in Italia, ma sottolineato la particolare importanza della tradizione orale e del folclore, come primi elementi di mantenimento dell’identità stessa, il gruppo folk di Frascineto Arberia ha regalato alla folta platea un’indimenticabile spettacolo ricco di emozione, amore per la propria arbereshità e trasporto per la forte manifestazione di affetto che la gente di Mitrovica ha saputo trasmettere. Il giorno successivo, prima della richiestissima replica al teatro nazionale, il gruppo è stato ospite del museo archeologico nazionale e a quello della tradizione rurale dove, in quest’ultimo, si è trattenuto con le autorità locali, condividendo il pranzo tipico della tradizione gastronomica kosovara-albanese.
I segni della guerra sono stati ben visibili durante queste giornate, il sorriso buono della gente ha riscaldato però il cuore di tutti, non solo nella condivisione della lingua e dell’identità comune, ma nella testimonianza della voglia di riscatto di un popolo capace di riprendere in mano la propria vita e destinarla ad un futuro di pace e democrazia.
La replica si è conclusa con lo stesso clamore della sera precedente, tra i flash e gli obbiettivi di tv e giornalisti balcanici, pronti a incorniciare per i loro palinsesti un'altra tessera del meraviglioso mosaico dell’identità albanese . Per il gruppo Arberia, un altro successo, frutto di un impegno che da tre anni spinge Carlo Pellicano & Co. in un lavoro non solo di recupero, ma di essenziale voglia di stare insieme attraverso la musica e le tradizioni popolari.

lunedì 24 agosto 2009

Vete mire keshtu!


La stagione 2009 preferiremmo raccontarla diversamente ma purtroppo, nell'obbiettività che sempre ha contradistinto il nostro carattere, c'è da dire che tutto non è andato come programmato. Nel corso dell'anno non è mancato di certo l'impegno di tutti e discrete sono state le nostre partecipazioni a festival e sagre arberesh, ma il gioco delle tre scimmiette non servirebbe a nascondere l'amarezza di diversi progetti non del tutto realizzati. Ci siamo fidati di impresari che non hanno per nulla concretizzato le loro promesse, di inviti civetta e di persone che solo all'apparenza sono sembrate disponibili. La nostra umiltà e il talento di tutti ci ha dato coraggio e nello spirito di amicizia e collaborazione sana e produttiva abbiamo comunque portato a casa belle soddisfazioni. Volevo infine concludere ringraziando il settore giovanile del gruppo che negli ultimi mesi si è arricchito di nuovi componenti, per il loro impegno e il forte senso di appartenzenza al nome Arberia. Grazie a tutti!
Il Presidente

giovedì 4 giugno 2009

INNO DEGLI ALBANESI D'ITALIA

Il gruppo Arberia esegue l'Inno degli Albanesi d'Italia del Papas Emanuele Giordano, per la trasmissione di Rai Tre SUD-EST.

martedì 16 dicembre 2008

Contatti

Contatti

Gruppo Folclorico Affiliato FITP

Gruppo Folclorico Affiliato FITP